Home / Kryesoret / Hojt Ji: Do ta mbështesim Maqedoninë për të dalë nga kriza politike

Hojt Ji: Do ta mbështesim Maqedoninë për të dalë nga kriza politike

Zëvendës – ndihmësi sekretar shtetëror nga Stejt Departamenti për Evropën dhe Azinë, Hojt Brajan Ji, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë që SHBA dhe BE do të vazhdojnë që ta mbështesin Maqedoninë që të tejkalojë kriza politike, njofton Portalb.

“Besojmë që palët pjesëmarrëse në krizën politike në Maqedoni mund të gjejnë mënyrë që të dalin nga ajo. Vendimin që të mos mbahen zgjedhjet më 5 qershor e shohim si pozitiv. E dimë që është rëndë që të arrihet pajtueshmëri për disa reforma të caktuara të cilat janë të parapara me Marrëveshjen e Përzhinos, por besojmë se nëse punohet me vullnet të mirë, me vullnet përkatës politik, kanë aftësi dhe kapacitet t’i gjejnë zgjidhjet e duhura”, tha Ji.

Sipas tij, është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare ta luaj rolin e saj dhe të jep mbështetje, por jo nëpërmjet imponimit dhe diktimit, por nëpërmjet mbështetjes së palëve pjesëmarrëse, të liderëve në vend, që të gjejnë zgjidhje dhe t’i implementojnë.

“Besojmë se më me rëndësi është që të zbatohen reformat, të krijohen kushte për zgjedhje të lira, fer dhe kredibile, se sa të mbahet zgjedhja me çdo kusht. Në bashkëpunim me BE-në dhe partnerë të tjerë të Maqedonisë, do kryejmë trysni të madhe, që t’i ndihmojmë Qeverisë dhe partive politike që t’i gjejnë zgjidhjet e duhura. Shpresojmë se zgjedhje do të ketë sa më shpejtë që është e mundur, më së vonti deri në vitin 2017, dhe nëse partitë politike e mbarojnë punën për të cilën janë edhe të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë, atëherë do ta kenë edhe mbështetjen tonë”, ka potencuar Ji. /Portalb

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *