Home / Kryesoret / Ilva Puci lanson këngën e sajë më të re “Dasma Shqiptare” (VIDEO)

Ilva Puci lanson këngën e sajë më të re “Dasma Shqiptare” (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore nga Shqipëria Ilva Puci pas një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh të suksesshme në fushën e muzikës popullore së fundi ka publikuar projektin e sajë më të fundit “Dasma Shqiptare”.

 Teksti i këngës që i  kushtohet dasmës shqiptare është shkruar nga Ejup Shabani, për muzikën është përkujdesur Sami Hoxha kurse orkestrimi është realizuar në Studio Sharri-Prizren. Projekti më i fundit i këngëtares Ilva Puci është shoqëruar edhe me një videoklip i cili është realizuar në mënyrën më të mirë profesionale nga Televizioni Koha në ambientet e restorantit Antika në fshatin Forinë. Kënga duket që do të ketë një sukses të madh sidomos tani në muajt e verës pasiqë është edhe sezoni i dasmave dhe kjo këngë i dedikohet pikërisht dasmës shqiptare, dhe është realizuar në mënyrë cilësore artistike në të gjitha elementet e sajë përbërëse që nga teksti, muzika, orkestrimi, interpretimi dhe videoklipi.

 Ndryshe Ilva Puci që tanimë disa vite është pjesë e skenës së muzikës popullore me një karierë dhe bashkëpunime të suksesshme. Ilva Puci për publikun shqiptar ndër vite ka sjelle një repertoar të pasur me këngë dhe potpuri popullore shqiptare si “Ja po bien lodrat”, “Jetën jetoje”, dhe së fundi edhe këngën “Dasma Shqiptare”.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *