Home / Kryesoret / Impiçmenti për Ivanovin në seancë kuvendore

Impiçmenti për Ivanovin në seancë kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 105-të në të cilën do të debatohet për propozimin e opozitës për ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Vendimi eventual për fillimin e procedurës para Gjykatës kushtetuese për konfirmim e përgjegjësisë së presidentit, duhet ta miratojnë të paktën 82 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë.

Propozimi për impiçment i presidentit Gjorge Ivanov fillimisht u shqyrtua dhe vlerësua si i pa bazë nga ana e anëtarëve të Komisionit kuvendor për vlerësimin e bazës së propozimit për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës të Maqedonisë.

Të hënën e kaluar, Komisioni me gjashtë vota “pro” dhe katër “kundër” vlerësimit se propozimi për impiçment është i pa bazë. Për konkluzionin e tillë votuan deputetë nga VMRO-DPMNE, ndërsa kundër ishin anëtarët e LSDM-së dhe BDI-së.
Opozita vlerëson se Ivanov me aktet për falje e ka shkelur Ligjin për falje dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ndërsa për deputetët nga VMRO-DPMNE, kërkesa për impiçment është tërësisht e paqëndrueshme dhe nuk bazohet në argumentet ligjore, por është tentim i pasuksesshëm të rregullohet sipas institucionit më të lartë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Opozita e inicioi procedurën për impipçmet më 13 prill, një ditë pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 personave. Më 27 maj ai e tërhoq abolimin për, siç theksoi, 22 persona të eksponuar politik. Ivanovi i orientoi 34 personat tjerë të cilët nuk duan të falen, të parashtrojnë kërkesë për anulimin e vendimeve të cilat u dedikohet atyre. Pastaj më 6 qershor, Ivanov i anuloi edhe vendimet tjera për falje. /MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *