Home / Kryesoret / Ivanov – Borisov: U konfirmua mbështetja bullgare për hyrje të Maqedonisë në BE dhe në NATO

Ivanov – Borisov: U konfirmua mbështetja bullgare për hyrje të Maqedonisë në BE dhe në NATO

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov në takimin e sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov e përsëriti pozitën e vendit të tij për mbështetje ndaj Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Gjatë takimit ata u dakorduan për përfundim të shpejtë të negociatave për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, kumtoi kabineti i kryeministrit Borisov.

“Jemi të bindur se e ardhmja e të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor është në BE. E konfirmojmë gatishmërinë dhe dëshirën për ndihmë eksperte për Republikën e Maqedonisë për çështje të caktuara lidhur me përvojën tonë për t’u arritur përparim thelbësor në rrugën e vendit për anëtarësim në BE dhe në NATO”, theksoi Borisov.

Sipas kumtesës nga kabineti i kryeminsitrit bullgar, Borisov dhe Ivanov u angazhuan për përfundim të shpejtë të negociatave për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, e cila, siç ceket, “do të japë nxitje të re në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *