Home / Kryesoret / Ivanov dërgon një telegram urimi me rastin e nisjes së muajit Ramazan

Ivanov dërgon një telegram urimi me rastin e nisjes së muajit Ramazan

Presidenti i shtetit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, përmes një telegram urimi të dërguar deri te Reis Ulemaja i Republikës së Maqedonisë, Sulejman efendi Rexhepi, të gjithë besimtarëve mysliman i uron muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Ramazani është muaji më i shenjtë në Islam, muaji i agjërimit, lutjes, solidaritetit dhe mëshirës. Ditët e agjërimit janë mundësi për t`u treguar shpirtmirësi dhe t`i ndihmohet të varfërve, me shpresën për mëshirë, bereqet dhe falje të mëkateve para portave të parajsës.

Në shpirtin e festës ju dëshiroj agjërim të lehtë. Të gjithë përfaqësuesve të besimit islam në vend i dëshiroj paqe, mirëqenie, dashuri dhe falje”, thuhet ndërmjet tjerash në telegramin e presidentit Ivaov.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *