Home / Lajme / Kronika e zezë / Ja çka thotë policia për aksidentin ku humbën jetën dy tetovarë me motoçikletë

Ja çka thotë policia për aksidentin ku humbën jetën dy tetovarë me motoçikletë

Një aksident tragjik që ka ndodhur sonte në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë, kanë humbur jetën dy të rinj nga Tetova A.B dhe H.H zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 kur motoçikleta “Jamaha” nga tani arsye të panjohura ka dalë nga rruga ndërsa si pasoj e goditjes së marrë të rinjtë kanë humbur jetën.

“Motoçikleta Jamaha, pa targa regjistrimi, nga tani arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga njëra korsi në tjetrën. Si pasoj ajo është përplasur në mur. Nga goditja dy persona në vendngjarje kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për dy tetovarë, njëri i moshës 25 vjeçare dhe i dyti i moshës 20 vjeçare. Prokurori Publik është në vendngjarje, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe të policisë dhe mjek nga mjekësia ligjore. Të gjithë aktivitetet e mëtutjeshme do t’i udhëheq Prokurori Publik dhe ai do të vendos nëse trupat e tani më të ndjerëve do të dorëzohen për obduksion ose do të ju jepen familjarëve”, tha Josifoski.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *