Home / Kryesoret / Jolevski: Maqedonia e meriton të jetë pjesë e NATO-s

Jolevski: Maqedonia e meriton të jetë pjesë e NATO-s

Prioritet i lartë i qeverisë maqedonase janë euro integrimet, ndërsa politika e dyerve të hapura të NATO-s duhet që të vazhdoje, ka përmendur ministri maqedonas i mbrojtjes, Zoran Jolevski dje gjatë takimit në Pentagon me zëvendës ndihmës sekretarin e mbrojtjes, Majkël Karpenter, transmeton TetovaSot.

Jolevski i ka prezantuar argumente se pse Maqedonia meriton që të marr ftesën për anëtarësim në NATO, duke theksuar se në sferën e mbrojtjes i plotëson të gjitha kriteret dhe ka dëshmuar se është partner i besueshëm për të qenë pjesë e NATO-s.

Në takim është diskutuar për reformat e mbrojtjes, modernizimin e ARM-së në pajtueshmëri me standardet e NATO-së, pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse të përfaqësuesve të ARM-së, si dhe pjesëmarrjen në ushtrimin Anakonda që po mbahet në Poloni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *