Home / Kryesoret / Jonuzi: Edukatoret duhet t’ju nënshtrohet testimeve të rrepta psikologjike të personalitetit

Jonuzi: Edukatoret duhet t’ju nënshtrohet testimeve të rrepta psikologjike të personalitetit

Psikologu Muhamed Jonuzi nga Tetova reagoi ndaj përdhunimit të një fëmije jetim nga ana e një edukatore në Shqipëri, të bërë publike në emisionin hulumtues “Stop”, transmeton TetovaSot.

Video e cila të bën të rrënqethesh. Ata që janë të ndjeshëm më mirë le të mos e shohin. Tmerr! Kur lloj-lloj psikopateje merr rolin e administratores dhe edukatores! Kujdes cilit institucion, administratoreje dhe edukatoreje ia besoni fëmijën, nipërit apo mbesat tuaja!

Kërkoni prej insititucionit që “fill e për pe” t’ju imformon mbi personalitetin e edukatores që kujdeset për fëmijët tuaj. Sot, “konkurset” e pranueshmërisë në çerdhe dhe në butiqe nuk dallojnë aspak! Sot, parja ka gllabëruar ndërgjegjen e njerëzve.

Edukatoret duhet t’ju nënshtrohet testimeve të rrepta psikologjike të personalitetit. S’ka tallje me personalitete prej abuzuesesh. Atyre duhet t’ju merret e drejta të kujdesen për fëmijët e tyre e leje më përkujdesen për fëmijë të të tjerëve!

Kur të shkoni ta regjistroni fëmijën tuaj për qëndrim në kopsht, kërkoni dokument mbi kalueshmërinë në teste të personalitetit për punë më fëmijë! Patjetërsueshmërisht!

Gjestet e tilla idioteske të edukatoreve bëjnë që pasojat të jenë tmerrësisht negative edhe për të ardhmen e tyre!

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *