Home / Lajme / Botë / Katër të vdekur gjatë shpërthimit në metro në Korenë e Jugut

Katër të vdekur gjatë shpërthimit në metro në Korenë e Jugut

Katër punonjës e humbën jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar sot gjatë shpërthimit të një rezervuari me oksigjen në hekurudhën nëntokësore në vendin Namjangxhu, në lindje të kryeqytetit jugokorean Seul, njofton Jonhap.

Sipas burimeve policore, incidenti ka ndodhur në kohën kur punonjësit kanë bërë riparime në konstruksionin e metrosë.

Pas shpërthimit një pjesë e konstruksionit të metros është rrëzuar, prandaj punonjësit kanë mbetur të robëruar 15 metra nën tokë.

Në raportin policor theksohet se disa prej punonjësve të lënduar ndodhen në gjendje kritike.

Shkaqet për shpërthimin tani për tani nuk janë të njohura.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *