Home / Kryesoret / Konfiskohen mbi 1000 kg hurma me afat të skaduar

Konfiskohen mbi 1000 kg hurma me afat të skaduar

Përmes një kumtese Dogana e Kosovës se dje ishte vënë në kërkim të një automjeti në regjionin e Prishtinës i cili dyshohej për kontrabandim të mallrave, me ç rast kanë arritur të kapin 1071 kg hurme me afat të skaduar.

Sipas Doganës, në orët e pasdites automjeti (Mercedes Benz) është lokalizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë dhe është ndaluar për kontrollim, transmeton kp dhe pas ndalimit është hapur automjeti (kombi), ku edhe është gjetur një sasi e konsiderueshme e hurmave për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokument.

“Nën përcjelljen e doganës furgonin së bashku me drejtuesin e tij është dërguar në Doganë, ku edhe është konstatuar gjendjen e mallit të ngarkuar në furgon. Hurme të freskëta (jo të thara)”Tohid fresh dates” nga Irani (data e skadimit 03/2005 pjesa dërmuese e mallit)-119 pako x 12 copë x 0.75 kg = Total 1071 kg. Mallrat janë konfiskuar dhe është njoftuar AUV lidhur me këtë rast. Vlera e mallit: 1713.6 € Total, shmangie nga taksat: 510.65 euro”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *