Home / Kryesoret / Kuvend, vazhdim i seancës të 107-të

Kuvend, vazhdim i seancës të 107-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdimin e seancës së 107-të.
Në rend dite të seancës janë Propozim ligji për themelimin e Universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim ligjet për ndryshimin e ligjit për arsim të lartë, për thellimin të Universitetit të Tetovës, për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për furnizime publike, në procedurë të shkurtuar, dhe për propozim ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për bujqësi dhe zhvillim rural, për policinë, për punë të brendshme, për sigurim pensional dhe invalidor, për sigurim shëndetësor dhe për lëndët e papërpunuara minerale, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *