Home / Kryesoret / Ky është motori që humbën jetën dy tetovarët

Ky është motori që humbën jetën dy tetovarët

Ky është motori që humbën jetën dy të rinjët nga Tetova A.B dhe H.H sonte në një aksident tragjik që ka ndodhur në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 kur motoçikleta “Jamaha” nga tani arsye të panjohura ka dalë nga rruga ndërsa si pasoj e goditjes së marrë të rinjtë kanë humbur jetën, njofton TetovaSot

“Motoçikleta Jamaha, pa targa regjistrimi, nga tani arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga njëra korsi në tjetrën. Si pasoj ajo është përplasur në mur. Nga goditja dy persona në vendngjarje kanë humbur jetën. Bëhet fjalë  për dy tetovarë, njëri i moshës 25 vjeçare dhe i dyti i moshës 20 vjeçare. Prokurori Publik është në vendngjarje, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe të policisë dhe mjek nga mjekësia ligjore. Të gjithë aktivitetet e mëtutjeshme do t’i udhëheq Prokurori Publik dhe ai do të vendos nëse trupat e tani më të ndjerëve do të dorëzohen për obduksion ose do të ju jepen familjarëve”, tha Josifoski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *