Home / Kryesoret / Lëvizja BESA: Vazhdojnë eksperimentet në Kumanovë

Lëvizja BESA: Vazhdojnë eksperimentet në Kumanovë

Lajmi se një familje shqiptare e Kumanovës sot ka qenë viktimë e disa dhunuesve maqedonas, ndërsa një fëmijë shqiptar po lufton për jetë, edhe një herë e riktheu frikën dhe dronë se mos po përsëriten ngjarjet dhimbshme, plagët e të cilave ende nuk janë tharë.

BESA e dënon këtë rast dhe kërkon nga MPB-ja që sa më shpejt ta zbardh rastin dhe dhunuesit ta marrin dënimin e merituar.
Me këtë rast BESA e pyet BDI-në se a do jetë edhe Agim Nuhiu shikues pasiv si Xhelal Bajrami dikur, që vështronte dhe bënte karrierë derisa shqiptarët burgoseshin dhe gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë?

Ky është edhe një test që partia shqiptare në pushtet ta dëshmojë veten se a është në shërbim të popullit të vet apo vazhdon të jetë në shërbim të Shefit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *