Home / Lajme / Kronika e zezë / Lista Zgjedhore përsëri do të pastrohet, a do të rrezikohet diaspora shqiptare

Lista Zgjedhore përsëri do të pastrohet, a do të rrezikohet diaspora shqiptare

Një grup punues i iniciuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) së shpejti do të fillojë me kontrollin e Listës Zgjedhore. Ashtu siç njofton “Balkan Insight”, për këtë janë marrë  vesh katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos (VMRO – DPMNE, LSDM,  BDI dhe PDSH), pasi që LSDM e ka problematizuar pastrimin paraprak të Listës Zgjedhore, transmeton Portalb.

Metodologjia prej fillimit do të përcaktohet.

Sipas marrëveshjes së javës ë kaluar, grupi punuese do të përbëhet nga përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të OSBE-së dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), nga ekspertët ndërkombëtar për sistemin zgjedhor, mbikëqyrës lokal, përfaqësues nga MPB dhe Enti për Statistika.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, ka deklaruar se nga gjithsej 1.8 milion votues të regjistruar, kontroll plotësues është i nevojshëm për 226.000, transmeton Portalb.

Gjatë kontrollit paraprak në mars dhe prill, KSHZ ka zbuluar 71.000 persona të cilët nuk gjenden në dosjet e asnjë institucioni, të cilët sipas, Çiçakovski, ose janë zhvendosur, ose janë persona të vjetër që nuk ndodhen në sistemin shëndetësor, edhe pse një pjesë e tyre të drejtën e votës e kanë kontestuese.

Zgjedhjet e parakohshme sivjet dy herë janë anuluar, në prill dhe në qershor, pasi që BE dhe SHBA ashtu sikur edhe shumë parti, konstatuan se nuk janë të zbatuara reformat e patjetërsueshme për zgjedhje fer dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *