Home / Kryesoret / LR-PDSH: Diskriminim profesesional, regjional dhe nacional në shëndetësinë e politizuar

LR-PDSH: Diskriminim profesesional, regjional dhe nacional në shëndetësinë e politizuar

Investimet asimetrike regjionale në shëndetësi (80 mil. euro në Spitalin Klinik në Shtip, 8.5 mil. euro në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë) janë te ndjekur edhe me punësime asimetrike, poashtu në aspekt regjional. Këtë e vërteton edhe konkursi i dytë për specializime të bashkëfinancuara i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas analizave te bera del se ne konkursin e specializanteve gjithsej jane pranuar 73 mjeke, prej te cileve 7 ose 9.6% jane shqiptare e 66 te tjere, ne nivel shteteror.
Nga rangimi i kandidatëve vërehet se kemi të bëjmë me degradim dhe ofendim ndaj mjekëve të diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë (të vlersuar me koeficientin famoz, kësaj rradhe 0.8), në krahasim me ato të Shkupit (1.5) dhe Shtipit (1.125!!!). Ky rangim ndikon shumë në rezultatin përfundimtar dhe është i disfavorshëm për mjekët e diplomuar në Tetovë si dhe sihariqi i rradhës, mjekët që kanë diplomuar jashtë shtetit (qofshin edhe nga Harvardi!!!) me koeficient 0.3!!!

Skandaloze është edhe numri i vendeve të ndara për specializime me kriterium ala-ballkançe, i pakuptimtë edhe për sekretarin e Spitalit Klinik në Tetovë, i cili deklaron se kërkush nga Ministria e Shëndetësisë nuk i ka informuar e as që i ka konsultuar, SKANDAL I PAPARË. Për Shtipin 10 vende, ndërsa për Tetovën vetëm 1!!! Strumice e Veles – 9 ndërsa, Kërçova dhe Gostivari – 1; Kavadari 3 etj.

Është e udhës që përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Shëndetësisë të na spjegojnë për këto anomali që përsëriten disa herë, nëse jo neve “të ligës të tretë” atëherë 153 mijë votuesve në zgjedhjet e fundit, në të cilët thirren gati në çdo prononcim.

Departamenti i Shëndetësisë LR-PDSH

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *