Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Gruevski po vjedh qytetarët dhe financon mediat e tij

LSDM: Gruevski po vjedh qytetarët dhe financon mediat e tij

Partia Opozitare maqedonase LSDM, në një komunikatë për media, ka akuzuar rëndë ish Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin, për financim ilegal të portalit maqedonas “Kurir”.

Ata, njashtu kërkojnë publikisht nga pronarët e portalin maqedonas “kurir”, se nga i marinë gjithë ato miliona euro ne xhillo llogaritë e tyre.

Ne reagimin e tyre, raportohet se sipas dokumenteve zyrtarë të regjistrit për të Hyra Publike të Maqedonisë, pronarët e portalit “Kurir” në 4 vitet e fundit, në xhiro llogaritë e tyre kanë marr 1.7 miliona euro. Këto shifra alarmantë sipas tyre, janë dëshpëruese dhe duke pasur parasysh gjendjen e rëndë ekonomike që po përjetojnë qytetarët e Maqedonisë dhe kush është pronarë i atyre parave.

“Pse mediumet jane mbrojtësa të madh të Nikolla Gruevskit, të cilat po financohen me para të qytetarëve. Një duhet të jetë e sigurt se asgjë nuk do ti ndihmon ky portal “Kurir” Nikolla Gruevskit. Nuk ka vend për ikje për të gjithë ata që kanë kryer vepra të rënda penale, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tije do përgjigjen për veprat e tyre” – thuhet në komunikatën e LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *