Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: “Kurir” për një vit merrë 1.7 milion euro

LSDM: “Kurir” për një vit merrë 1.7 milion euro

Përmes një komunikate me shkrim nga partia e LSDM-së mësohet se portali maqedonas pro-qeveritarë “Kurir” ka arritur që të fitojë afro 2 milion euro. Partia LSDM shkruan në komunikatë se firma e cila paraqitet si pronar i portalit “Kurir” gjatë periudhës së fundit ka arritur të ardhura mbi 1.7 milion euro.

“Deri sa qytetarët mezi e kalojnë muajin dhe ditën dhe për shkak të kushteve të rënda ata ikin jashtë vendit, politikat krimanale të VMRO-DPMNE-së, “Kurir” me plotë para, me miliona euro të përhapë të pavërteta dhe të bënë propagandë”, shkruan mes tjerash në komunikatën me shkrim të LSDM-së.

Ndërkoh sipas kësaj partie korrupcioni dhe kriminaliteti gjatë 10 viteve të fundit fshihet nga qytetarët me ndihmën e territ informativ dhe për këtë shkak këto miliona euro, para të qytetarëve mbarojnë tek megafonët e pushtetit.

Ndryshe, një pjesë e madhe e medieve shqiptare në Maqedoni për shkak të kushteve të vështira financiare janë para bankrotimit.
KURIR_4

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *