Home / Sport / Luan Krasniqi publikon foto me Muhamed Alin: Emër që mbetet i përjetshëm!

Luan Krasniqi publikon foto me Muhamed Alin: Emër që mbetet i përjetshëm!

Boksieri shqiptar Luan Krasniqi, ka publikuar një foto së bashku me legjendën e boksit Muhamed Ali i cili ndërroi jetë sot. Krasniqi ka shkruar se sot ndjehet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Alisë, por se është i lumtur që të paktën ka pasur takime me legjendën e boksit.

“Sot jam i pikëlluar, tejet i pikëlluar. Vdiç Muhamed Ali! Legjenda e legjendave të boksit. Emër që e lartësoi këtë sport dhe neve, pasardhësve të tij. Emër që mbetet i përjetshëm në histori. Unë njëkohësisht jam krenar që marshova në ringje në epokën e Muhamed Ali. Jam i lumtur që pata takime të ngrohta me legjendën, që i kujtoj me kënaqësi sot e përherë. Dhe, si mund të mos mbahet në zemër ky takim madhështor, kjo atmosferë ngazllyese?!!! Lavdi Legejndë!”, ka shkruar në profilin e tij boksieri shqiptarë Luan Krasniqi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *