Home / Kryesoret / Maqedonia nën valën e të nxehtit, më nxehtë në rajonin jugor të Vardarit

Maqedonia nën valën e të nxehtit, më nxehtë në rajonin jugor të Vardarit

Gjithë territori i vendit sot do të përfshihet me temperatura nga faza e verdhë alerte, përveç rajonit jugor të Vardarit ku parashikohen temperatura nga faza e portokalltë.

Ashtu siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë,  sipas paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, rekomandimet e obligimeve të punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronikë të moshës mbi 60 vjeç sot do të vlejnë vetëm për rajonin jugor të Vardarti, i cili i përfshin qytetet Gjevgjeli, Strumicë., Demir Kapi, Shtip, Radovish dhe vendet e populluara të rrethinës.

“Vetëm në këtë rajon mbesin të vlejnë rekomandimet për fazën e portokalltë, përkatësisht rekomandohet nga punëdhënësit  në këtë rajon përderisa kryejnë punë në vend të hapur, ta riorganizojnë kohën e punës në drejtim të tejkalimit të aktiviteteve në vend të hapur  në periudhën nga ora 11 deri në orën 17. Në këtë rajon, Ministria e Shëndetësisë rekomandon të mos mbahen aktivitete sportive në vend të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17”, qëndron në kumtesë.

Për qytetarët e tërë shtetit nga Ministria përkujtojnë se nevojitet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi direkt i diellit, shmangia e qëndrimit  në vend të hapur nga ora 11 deri në orën 17, mbajtja e veshjes së lehtë,  konsumimi i pijeve dhe ushqimit të lehtë, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e regullt e terapisë te personat e sëmurë kronikë.

Për shkak të temperaturave të larta të cilat paraqiten për ditët në vijim, përmendet se nevojitet shkallë më e lartë e kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *