Home / Kryesoret / Mbledhje e përbashkët e qeeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Mbledhje e përbashkët e qeeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Sot në Prishtinë do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare,  ku do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive të të dy qeverive.

“Sipas kumtesës së Qeverisë së Kosovës, pritet të nëshkruhen edhe disa marrëveshje, por nuk saktësohet se për çfarë marrëveshjesh bëhet fjalë”, shkruan botimi elektronik i gazetës “Ekspres”.

Kjo përndryshe është mbledhja e tretë e përbashkët e qeverive të të dy vendve. E para u mbajt në Prizren në vitin 2014, përderisa mbledhja e dytë u mbajt vitin e kaluar në Tiranë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në profilin e tij në Fejsbuk postoi fotografi për atë se si do të duket salla në Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ku do të mbahet mbledhja.

“Kosova dhe Shqipëria hapërojnë në drejtim të së ardhmes evropiane. Do të bëjmë edhe një hap të përbashkët”, shkroi ai në profil.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *