Home / Lajme / Botë / Më shumë se 10 mijë emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe nga viti 2014

Më shumë se 10 mijë emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe nga viti 2014

OKB njoftoi se nga viti 2014 e deri tani gjatë rrugës për të kaluar Mesdheun dhe për të arritur në Evropë, kanë humbur jetën të paktën 10 mijë emigrantë.

Adrian Eduards zëdhënës i Agjencisë për Emigrantët në OKB, ka thënë se gjatë vitit 2014 u zgjerua shumë fenomeni i emigracionit në detin Mesdhe dhe që nga ajo kohë kanë humbur jetën të paktën 10 mijë emigrantë. Numri i emigrantëve që kanë humbur jetën në rrugën për në Evropë është shtuar shumë gjatë vitit 2016 duke kapur shifrën e 2814 personave. Në vitin 2015 kanë humbur jetën 3771 persona ndërsa në vitin 2014 ky numër arrin në 3500 persona. Numri total i emigrantëve që kanë humbur jetën në 2 vite e gjysmë ka qenë 10085 emigrantë. Sipas OKB nga fillimi i vitit 2016 e deri tani 206400 emigrantë kanë arritur në Evropë. Evropa po përballet me krizën më të madhe të emigracionit që nga përfundimi i luftës së dytë botërore.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *