Home / Kryesoret / Ministri Lutfiu mori pjesë në aktivitetet përmbyllëse të projektit për zhvillim profesional dhe në karrierë të mësimdhënësve

Ministri Lutfiu mori pjesë në aktivitetet përmbyllëse të projektit për zhvillim profesional dhe në karrierë të mësimdhënësve

Ministri i arsimit dhe shkencës Mr. Pishtar Lutfiu sot mori pjesë në ceremoninë me rastin e përfundimit të projektit për zhvillim Profesional dhe në Karrierë të Arsimtarëve. Në fjalimin e vetë Lutfiu potencoi që aktivitetet e projektit përfunduan, por aktivitetet për realizimin e ndryshimeve të pranuara në këtë fushë vijojnë që tani.

”Reformat në arsim që i zbaton Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë një periudhë më të gjatë janë të orientuara edhe drejt ngritjes së cilësisë së punës së arsimtarëve. Prandaj për ne është shumë e rëndësishme mbështetja që e marrim në këtë drejtim nga USAID-i përmes trajnimeve të shumta për arsimtarë, por edhe për përmirësimin e sistemit për zhvillim profesional dhe në karrierë që e morëm përmes këtij Projekti. Falë angazhimit të gjithë personave të përfshirë në këtë Projekt, kemi pritje të qarta nga profesioni arsimtar, bashkëpunëtor profesional, por edhe drejtor i shkollës. Kompetencat që duam t’i zhvillojmë te profilet e ndryshme të kuadrit edukativo-arsimor janë të ngjashme me pritjet në vende tjera”, u shpreh Lutfiu.

Ministri theksoi që këto dokumente të projektit për zhvillim profesional dhe në karierë të arsimtarëve, duhet të jenë bazë që në mënyrë më cilësore të punohet në zhvillimin profesional të kuadrit arsimorë. Ai shtoi që mendohet në fakultetet për arsimtarë, institucionet shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë edhe ofruesit e trajnimeve për arsimtarë dhe të vetë shkollave përgjegjëse për zhvillimin e gjithmbarshëm të kuadrit mësimdhënës.

“Vitin e kaluar për herë të parë është miratuar Ligji për arsimtarë me të cilin janë rregulluar çështjet kryesore për profesionin e arsimtarëve dhe punën e arsimtarëve. Në të janë përkufizuar thuajse të gjitha çështjet e rëndësishme për zhvillim cilësor profesional dhe në karrierë të arsimtarëve. Profesionin arsimtarë tashmë askush nuk e shikon si statik, por nga arsimtari pritet që të zhvillohet vazhdimisht dhe të jetë shembull për nxënie të vazhdueshme”, theksoi Lutfiu.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *