Home / Kryesoret / Miratohen raportet e dy Komisioneve

Miratohen raportet e dy Komisioneve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje pasdite në kuadër të vazhdimit të dytë të seancës së 103­të i miratoi Raportin vjetor për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik për vitin 2015 dhe Raportin për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2015. Shumica qeveritare njëzëri i mbështeti raportet.

Në to konsideorjnë ata, në mënyrë të qartë në frymën e llogaridhënies dhe transparencës është prezantuar puna e institucioneve të Maqedonisë. Deputetët e opozitës theksuan se në raportete, për të cilët votuan kundër, përveç evidencës numerike dhe krahasimit statistikor parashtruesit nuk kanë prezantuar theksim të qartë të pikave të dobëta, e as që kanë kërkuar përgjegjësi nga personat të cilët me pavetëdije kanë punuar.

Jasminka Damçeska nga VMRO­-DPMNE-­ja tha se bëhet fjalë për raportin e 10­të vjetor për punën e Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter të lirë, i cili i dedikohet punës së Komisionit për periudhën janar­dhjetor të vitit 2015.

Në elaborimin e Raportit për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2015, drejtoresha e Agjencisë, Zhaklina Nikollovska tha se për shkak të rritjes së transparencës së procedurës në fazën e realizimit të provimeve është vendosur video pajisje me të cilën xhirohet dhënia e provimit, gjegjësisht testi i personit dhe do të transmetohen drejtëpërsëdrejti në ueb faqen e Agjencisë. Në sallë, theksoi, është vendosur displej për shfaqje të rezultateve të kandidatëve të cilët e japin provimin në rang liste paraprake.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *