Home / Lajme / Maqedoni / Misovski: Ivanovi porositi, mos vidhni qebap, por shumë para

Misovski: Ivanovi porositi, mos vidhni qebap, por shumë para

Cili është interesi shoqëror nga vendimet për abolim të presidentit Gjorgje Ivanov, a është ajo se njerëzit dolën në rrugë, a duhet që populli të vritet për t`u mbrojtur nga kreu i VMRO-DPMNE-së, porositi sot Goran Misevski, deputet i LSDM-së, gjatë diskutimit për marrjen në përgjegjësi të Gjorgje Ivanovit, transmeton TetovaSot.

“Unë motivin e parë e shoh në bisedat nga përgjimet kur ish ministrja Gordana Jankulloska i thotë ministrit të financave Zoran Stavrevski se nëse vazhdojmë kështu të gjithë do të përfundojmë në burg. Kjo tregon se të gjithë e kanë ditur se çka janë duke bërë, ku Prokuroria Speciale Publike në seancën e parë ka folur për to”, deklaroi Misoski.

Motivin e dytë ai e sheh në opstrukcionet ndaj punës së PSP-së.

“Për një moment janë ulur në tavolinë dhe kanë thënë kështu, ne si parti VMRO-DPMNE nuk jemi në mundësi që ta kontrollojmë PSP, ndërsa po na kërcënohen dënimet me burg, kështu që do ta shfrytëzojmë mundësinë e fundit për t`i bërë presion Ivanovit që t`i nënshkruaje aktet e faljes. Kjo gjë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, por kështu së paku në afat të shkurtër do të blinim kohë në pjesën e ndonjë tregtie. Por, këtu kanë parapa një punë, mllefi i qytetarëve që dolën në rrugë. Nga dita e formimit të VMRO-së, pas 25 viteve pavarësi, për herë të parë një parti e fiton etiketën e bandës, prej të cilës sigurisht turpëroheni”, deklaroi Misoski.

Ai theksoi se Ivanovi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën solli një vendim përmes së cilës po falen politikan dhe bashkëpunëtor të tyre, me të cilën e theu nenin 68.

“Ivanovi nga Sarajeva na dërgoi porosinë, mos vidhni qebap dhe ajvar nëpër bodrume, pasi që do të merrni etiketën e kriminelit, vidhni shumë para dhe do të keni epitetin e politikanit, ndërsa politikanët në vend nuk duhet që të shkojnë në burg”, theksoi Misoski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *