Home / Sport / Muhammad Ali shtrohet në spital

Muhammad Ali shtrohet në spital

Legjenda e boksit botëror, Muhammad Ali është shtruar në një spital për shkak të problemeve me rrugët e frymëmarrjes, ka konfirmuar një zëdhënës i tij pasditen e kësaj të enjteje.

Ali, tashmë 74-vjeçar por dikur kampion i peshave të rënda, është duke u trajtuar nga mjekët si masë paraprake, ndërkohë që përshkruhet të jetë në një “gjendje të stabilizuar”. Megjithatë, një komunikatë informuese nga spitali pritet të jepet në vijim.

Muhammad Ali është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 1984, pasi u largua nga sporti i boksit. Tri herë kampioni i botës është shtruar për herë të fundit në spital në janar të vitit të kaluar, pas një infeksioni të rëndë në rrugët urinare.

Zëdhënësi i familjes, Bob Gunnel konfirmoi gjendjen e Ali për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, por nuk dha informacion se në cilin spital ishte shtruar, apo se kur u shtrua ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *