Home / Lajme / Maqedoni / Naumovski: Projekti “Shkupi 2014” duhet të hetohet menjëher nga Prokuroria Themelore

Naumovski: Projekti “Shkupi 2014” duhet të hetohet menjëher nga Prokuroria Themelore

Zyrtarët i partisë opozitare maqedonase të LSDM-së, Aleksander Naumovski ka porositur Prokurorinë Publike të Shkupit, që të nisë sa më shpejtë një hetim gjithëpërfshirës për projektin “Shkupin 2014” dhe ndaj kryetarin aktual të Komunës së Shkupit, Koce Trajanovski transmeton Zhurnal.

Sipas Naumovskit, Prokuroria e Shkupit duhet menjëherë të hulumton projektin famëkeq Shkupi 2014, dhe saktësisht të heton se a ka ndonjë keqpërdorim nga personat që kanë marrë përgjegjësi ta realizojnë këtë projekt.

Ai mes tjerash hap dyshim për keqpërdorim të shumë milionave eurove nga kryetari aktual i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Sepse bëhet fjalë për shum para dhe ato të holla janë të qytetarëve të Maqedonisë dhe nuk janë të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së.

“Institucione përkatëse të Maqedonisë po heshtin rreth hulumtimit të projektit “Shkupi 2014”. Prokuroria Themelore Publike e Shkupit duhet menjëherë të nis një hetim gjithëpërfshirës për të vërtetuar kriminalitetin e bërë nga kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski. Mendoj që në bazë të statistikave dhe revizioneve të bëra, është konstatuar se shumë para janë harxhuar. Dhe qytetarët e Maqedonisë duhet të dine të vërtetën se ku kanë përfunduar ato të holla, sepse janë para të tyre e jo të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së”- ka deklaruar Aleksandër Naumovski, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *