Home / Kryesoret / Në 11 fatkeqësi komunikacioni dje në Shkup, 10 persona të lënduar

Në 11 fatkeqësi komunikacioni dje në Shkup, 10 persona të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 11 fatkeqësi komunikacioni, prej të cilave katër janë me pasoja të dëpmit material dhe gjashtë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar shtatë persona.

Ndodhi edhe një fatkeqësi me pasojë të lëndimti të rëndë trupor, në të cilën me lëndime të rënda trupore kaloi një vozitës motoçiklete, ndërsa me lëndime më të lehta dy bashkëudhëtarë në automjet motorizues udhëtarësh.

>Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë rrugore, janë zbuluar dhe sanksionuar numër gjithnjë e më i madh i kundërvajtjeve.

Tetë vozitës nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, pesë vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 12 vozitës nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo e kanë përdorur celularin gjatë vozitjes.

Janë hasur edhe gjashtë klmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 58 automjete.

Në pejsën e aktiviteteve preventive sot do të mbvahen punëtori edukative me nxënësit e klasave të dyta dhe të katërta të SHF “Cirili e Metodi”, Stajkovc, komuna Gazi Babë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *