Home / Lajme / Kronika e zezë / Në nëntë aksidente në Shkup gjashtë të lënduar

Në nëntë aksidente në Shkup gjashtë të lënduar

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur nëntë aksidente nga të cilat gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe tre me pasoja lëndime trupore, ku lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona.

Siç informon për MIA inspektori Dragan Veljanoski nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e trafikut nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar numër më i madh i kundërvajtjeve.

Dyzet e nëntë vozitës nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë në lëvizje, katër vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe gjashtë vozitës nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë kohës kur drejtonin automjetin e tyre.

Janë kapur edhe 40 automjete të parkuar anë mënyrë të parregullt dhe 13 persona kanë vozitur pa leje për vozitje ose kanë drejtuar automjet të paregjistruar.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë larguar 75 automjete.

Në kuadër të projektit “Kultura në trafik e fëmijëve të qendrave parashkollore” do të realizohen punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “Koço Racin”, Objekti amë i cili gjendet në rajonin e Komunës së Qendër.

Të dielën në orën 12 organizata joqeveritare “Anima Mundi” do të mbajë marsh protestues, i cili do të fillojë nga sheshi “Maqedonia”, ndërsa do të vazhdojë nëpër rrugën “Dimitria Çuposki”, djathtas nëpër rrugën “Dame Gruev”, majtas nëpër bulevardin “Ilinden”, e deri te Kuvendi i Qytetit të Shkupit. Nga policia e trafikut do të ndërmerren masat adekuate për sigurimin e trafikut, ndërsa varësisht nga gjendjet momentale trafiku do të ridrejtohet nëpër rrugët për rreth.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *