Home / Lajme / Kronika e zezë / Në Shkup dje 13 aksidente, lëndohet rëndë një çiklist

Në Shkup dje 13 aksidente, lëndohet rëndë një çiklist

Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa edhe pesë persona të tjerë janë lënduar më lehtë, në gjashtë prej 13 aksidenteve të regjistruara në 24 orët e kaluara në rajonin e Shkupit. Shtatë fatkeqësi janë me pasojë dëm material.

Siç njofton për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar gjatë kontrollit të pjesëmarrësve në komunikacion policia e rrugës ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dhjetë drejtues nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, ndërsa 12 drejtues nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë folur në celular derisa kanë drejtuar automjetin. Janë ndaluar 11 këmbësorë të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme, pesë drejtues nuk kanë bërë regjistrim të automjetit, si dhe pesë drejtues të cilët e kanëd rejtuar automjetin pa patentë shoferi.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë larguar 47 automjete.

Sektori për parandalim në kuadër të SPB Shkup sonte me fillim prej orës 19 në hapësirat e Stacionit policor me kompetencë të përgjithshme Gazi Babë do të mbajë leksion komunikacioni në të cilën do të marrin pjesë pjesëmarrës në komunikacion të cilët do të bënin shkelje në baza të dnryshme në cilësinë e këmbësorëve.

Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së katërt të SHF “Njegosh”, komuna e Gazi Babës

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *