Home / Kryesoret / Në Shkup dje nëntë aksidente, tetë të lënduar, ndërsa karrotreci ka larguar 75 automjete

Në Shkup dje nëntë aksidente, tetë të lënduar, ndërsa karrotreci ka larguar 75 automjete

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur nëntë aksidente, prej të cilave katër janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat më lehtë janë lënduar shtatë persona.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të lëndimeve të rënda trupore në të cilat rëndë u lëndua një çiklist.

Ashtu siç njofton për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar gjatë kontrollit të pjesëmarrësve në komunikacion, policia e rrugës ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve.

Njëzet e dy drejtues nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni dhe shtatë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë vozitjes së automjetit.

Janë zënë edhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë ose, megjithatë, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 75 automjete.

Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt të SHF “Krum Toshev”, komuna e Gazi Babës.

Të dielën në orën 19:00 në arenën kombëtare “Filipi i Dytë” do të mbahet koncert i DJ Dejvid Geta. Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurtë të komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale edhe rikahëzim të komunikacionit.

Veljanoski apelon deri te vozitësit të cilët kanë për qëllim të vijnë në koncertin muzikor t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, shenjat dhe urdhërat që do t’u jepen nga ana e nëpunësve policor me uniforma, ndërsa përderisa vijnë me automjete personale të njejtat t’i parkojnë në hapësirat e rrethinës të lejuara për parkim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *