Home / Kryesoret / Në Shkup po ndërtohet një vendbanim i ri për elefant, më shum vlerë kanë elefantet se sa vendbanimet Shqiptare

Në Shkup po ndërtohet një vendbanim i ri për elefant, më shum vlerë kanë elefantet se sa vendbanimet Shqiptare

Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Kopshti Zoologjik” Jordanco Milloshevski sot kryen kontroll ndaj punëve ndërtimore në Kopshtin Zoologjik, ku për momentin po ndërtohet një vendbanim i ri për elefant, transmeton TetovaSot.

“Vendbanimi i ri për elefant do të ndërtohet në një parcelë prej 3.200 metra katror, ndërsa në të do të ndërtohet edhe një objekt prej 400 metër katror. Për ndërtimin e vendbanimit të ri që duhet të jetë gati në vjeshtë, qyteti i Shkupit ka ndarë 26 milion denar. Pas përfundimit të ndërtimit të vendbanimit, deri në fund të këtij viti duhet që të arrijnë dy elefant, me çka pas 24 viteve në Kopshtin Zoologjik në Shkup përsëri do të ketë elefant në mesin e kafshëve”, deklaroi Trajanovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *