Home / Lajme / Botë / Në shtatorë do të mbahet ekspozitë në Romë për nderë të Nënës Terezë

Në shtatorë do të mbahet ekspozitë në Romë për nderë të Nënës Terezë

Ekspozitë e fotografive dhe tekste lidhur me jetën dhe veprën e humanistes së madhe Nënë Tereza, do të mbahet në shtator në Romë, ndërsa do ta realizojnë Ministra e Kulturës dhe IK Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.

“Nëpër më shumë se 70 eksponate të caktuara në disa tërësi tematike do të tregohet Shkupi i Vjetër, fëmijëria dhe rinia e Nënë Terezës të kaluara në qytetin e lindjes, kalimi nga Gonxha në motër Tereza, puna misionare, çmimet më të rëndësishme, vdekja dhe lumturimi i saj. Në kuadër të ekspozitës do të tregohet edhe filmi dokumentar ‘Tereza dhe unë’ në regji të Teona Mitevska”, tha në konferencë për shtyp ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska.

Theksoi se përmes këtij projekti, Republika e Maqedonisë do të japë kontributin e saj të sinqertë ndaj shënimit global të këtij akti të madh historik të cilin do ta festojnë shumë vende të botës. Njëri prej angazhimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës, theksoi, është pikërisht respektimi ndaj personaleve të cilët e kanë për obligim memorien tonë kolektive dhe në këtë drejtim duke e pas parasysh trashëgiminë të cilën na e la Nënë Tereza, me kënaqësi të madhe të përkujtoj se viteve të fundit kemi realizuar numër të madh të aktiviteteve dhe projekteve në nder të saj.

E theksoi edhe aktivitetin ndërkombëtar të institucionit i cili ka rezultuar me realizimin e shfaqjes “Shenjtorja e errësirës” e cila ishte pjesë e shënimit të Shën Cirilit në Romë, pastaj ekspozita “Nënë Tereza” nga Kalkuta, “Ikona e bamirësisë”, e cila ishte prezantuar në bazilikën “Shën Antonie Lateranski” në Romë dhe në QIK në Sofje, si dhe bashkëpunimi me institucionet e muzeve nga rajoni dhe më gjerë.

Drejtoresha e IK Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, Renata Kutera Zdravkovska theksoi se do të përfshihet në një ngjarje historike që do të ndodh më 4 shtator në kishën “Shën Pjetri”, më saktë në sheshin “Shën Pjetri” në Romë, i cili në vitin 2003 ishte dëshmitar i aktit të lumturimit të Nënë Terezës.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *