Home / Kryesoret / Nëna e tre fëmijëve merrë anestezion në Spitalin e Kumanovës dhe vdes, Drejtori Latifi do të mbanë pres konferenc

Nëna e tre fëmijëve merrë anestezion në Spitalin e Kumanovës dhe vdes, Drejtori Latifi do të mbanë pres konferenc

Mbrëm në Spitalin e Kumanovës ka ndodhur një rast tragjik ku gruaja Sllagjana Demirovska pas dhënies së anestezionit ka ndërruar jetë.

Gruaja shtatzën ka ndërruar jetë pasi kishte marrur anestezion në Spitalin e Kumanovës dhe nuk ishte zgjuar më. Gjatë transportit nga Spitali i Kumanovës për në Klinikën e Shkupit, gruaja shtatzën, Sllagjana Demirovska, nënë e tre fëmijëve kishte ndërruar jetë. Nga ana tjetër Prokurori Publik, ka dhënë urdhër që të kryhet autopsia dhe të konfirmohet se cilat janë arsyet e vërteta për vdekjen e gruas shtatzëne.

Ndërkoh, Ministri i Shëndetësis, Nikolla Todorov thuaj se çdo javë prezanton projekte se në Spitalet e Maqedonisë ka kushte më të mira se në Spitalet e Amerikës, madje prezanton edhe aparaturën më moderne, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e madhe e mjekëve dhe personelëve nuk janë të trajnuar që ta përdorin këtë aparaturë.

Zhurnal kontaktoi në Spitalin e Kumanovës në tentimet për të marrë informata shtesë lidhur me ngjarjen tragjike ku humbi jetën gruaja shtatzën, por Drejtori Latifi informoi se lidhur me rastin në fjalë kanë caktuar pres konferencë që do të mbahet në orën 14:00 në të cilën do të shpalosen të gjitha detajet për rastin tragjik që ndodhi mbrëm në repartin gjinekologjik të Spitalit të Kumanovës.

Zhurnal kontaktoi në Spitalin e Kumanovës, punonjësja e këti Spitali, informoi se Drejtori Arif Latifi është i zënë dhe nuk mund tju përgjigjet. Deri në publikimin e këti lajmi kaluan plotë një orë dhe ende nuk ka përgjigje nga Drejtori Latifi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *