Home / Lajme / Botë / Nëna zgjohet nga koma, pasi dëgjon zërin e të birit (Foto)

Nëna zgjohet nga koma, pasi dëgjon zërin e të birit (Foto)

Gjithçka kishte filluar si çdo ditë tjetër. Danielle e kishte lënë të birin dhe fëmijët bonjakë në shkollë dhe ishte nisur për një takim. Ajo ishte dita kur fëmijët visheshin me rroba interesante dhe i biri i saj gjashtëvjeçar, Ethan-i, kishte vendosur të vishej si kirurg, me pretendimin që kirurgu ishte hero i tij, pasi kishte pasur probleme shëndetësore një vit më herët,transmeton gazeta ”Kosova Sot”.

Nëna beqare, Danielle, 34-vjeçare, kishte buzëqeshur teksa e kishte menduar të birin. Binte shumë shi, andaj ajo kishte vendosur që të ndalej për një kafe.

“Moti ka qenë aq i ligë saqë nuk mund ta shije veturën që kishte para”, ka thënë Danielle nga Andoveri i Hempshajërit duke kujtuar aksidentin që i kishte ndodhur. “Isha rreth 25 minuta më herët, andaj pata menduar që të ndalesha në mundësinë e parë për ta pirë një kafe”. Pastaj kishte ndodhur diçka që ia kishte ndryshuar jetën.

E humb kontrollin mbi veturën

Teksa Danielle po e ndërronte shiritin e rrugës, vetura e saj ishte përplasur në një pus uji në mes të rrugës dhe papritmas e kishte humbur kontrollin e veturës, duke u përplasur matanë rrugës.

“E kam ditur që do ta godisja ujin sepse pata parë reflektimin e veturës sime në të, mirëpo ka qenë shumë vonë”, ka thënë Danielle, me zërin që i dridhej teksa kujtonte aksidentit. “Pata thënë me vete ‘Oh Zot, kjo po që është keq!’ dhe vetura pati filluar të rrotullohej në ajër”.

Vetura ishte rrotulluar shtatë herë përpjetë e më pastaj edhe teposhtë. Danielle i kishte vendosur duart në tavan të veturës, duke u mbajtur fort, sepse kishte një arsye të fuqishme për të jetuar.

“Vetëm Ethan-in e kisha në mendje. Mendoja se kush do të kujdesej për të. Mendoja se çka do të bënte ai pa mua. E dija që duhej të mbijetoja për birin tim”. Fillimisht Danielle nuk kishte ndjerë dhimbje gjersa disa herë e kishte humbur vetëdijen. E, kur më në fund rrokullisjet e veturës ishin ndalur, një grup njerëzish i ishin afruar në ndihmë.

“Ata kanë rrezikuar jetën e tyre për mua, pasi vetura ka mundur të eksplodonte në çdo moment. Një grua, për të cilën më vonë e kam kuptuar që ka qenë infermiere, jashtë orarit të punës, më është afruar, pasi që ka thyer xhamin e veturës dhe nuk është larguar për asnjë moment, përkundër faktit që të tjerët e këshillonin të largohej, për shkak të rrezikut të eksplodimit”, ka thënë ajo.

Frika për të birin

Danielle vazhdimisht e kishte thirrur emrin e të birit të saj, gjë që i kishte shqetësuar të pranishmit, të cilët kishin menduar që në veturë kishte pasur ndonjë fëmijë. Ethan-i, në fakt, është i prekur nga autizmi dhe vuan nga ankthi i ndarjes, meqë nuk ka kaluar asnjë natë të vetme pa nënën e tij.

Ajo ishte lënduar tmerrësisht shumë saqë mjekët nuk e kishin ditur se ku ishte lënduar, pasi që ishte mbuluar nga gjaku. Pasi ishte dërguar në spital, doktorët ishin munduar t’ia shëronin dorën e djathtë në operacionin që kishte zgjatur 36 orë, mirëpo kur gjendja e saj ishte përkeqësuar, ata ishin detyruar të vazhdonin me amputim. Nga dëshira e madhe për ta nxjerrë nga koma, prindërit e Danielle-s kishin incizuar një mesazh prekës nga Ethan-i, në të cilin thuhej: “Tung nënë, jam unë. Jam me gjyshen dhe jam mirë. Vepro ashtu siç të thonë doktorët në mënyrë që të shëndoshesh sa më shpejt. Të dua, mami”.

Nëna e përkushtuar e Danielle-s ia kishte lëshuar incizimin disa herë dhe më në fund, pas gjashtëmbëdhjetë ditësh, Danielle ishte zgjuar nga koma.

Danielle ka qëndruar në spital për pesë javë dhe pasi që e ka marrë veten është lëshuar për në shtëpi, duke u mësuar të ecë përsëri. Ndonëse ajo ka pësuar dëme të pariparueshme nga aksidenti, si puna e dorës së këputur dhe pamundësisë për ta lëvizur qafën, ajo është në gjendje ta jetojë një jetë pothuajse normale.
nena3

nena4

nena5-600x330

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *