Home / Kryesoret / Nga e hëna katër partitë do të bisedojnë për një qeveri të re efikase

Nga e hëna katër partitë do të bisedojnë për një qeveri të re efikase

Këto ditë pritet që të realizohet një takim liderësh në Maqedoni mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi, bën të ditur Radio Dojçe Wele në gjuhën maqedonase, transmeton Zhurnal.

Rikthimin e dialogut mes katër partive më të mëdha e ka inicuar diplomati gjerman, Hajndëll. Në fillim të javës së ardhëshme pritet që përfaqësuesit e katër partive më të mëdha, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të mblidhen dhe të vendosin për të gjitha reformat se si do ti zbatojnë në afat rekord, me të vetmin qëllim për ti dhënë fund krizës politike.

Ndryshe, diplomati Hajndëll para se të largohet nga Shkupi, daljen nga kriza politike të Maqedonisë e sheh në përmbushjen e tri pikave kryesore nga liderët e katër partive më të mëdha, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi.

Obligimi i parë i cili nënkuptohet nga deklarata e diplomatit Hajndëll parasheh dilema se vallë do të bëhet i njejti gabim si në të kaluarën kur u betonua data e mbajtjes së zgjedhjeve para se të përmbushen kushtet për zgjedhje.

Mirëpo shumë u bë e qartë në komunikatën e Ministrisë së Jashtme gjermane se në Maqedoni duhet të përmbushen kushtet e domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, dhe më pas të merren vesh për një datë të re për zgjedhje. Puna e dytë është që PSP-së patjetër duhet ti sigurohet garancë që të kryej punën e vet pa asnjë obstrukcion.

Puna e tretë është që partitë në mënyrë urgjente të merren vesh për implementimin e prioriteteve rerformuese të cilat parashihen në marrëveshjen e Përzhinos ndërsa janë të notuara në raportin e Pribes.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *