Home / Kryesoret / Nga muaji korrik do ulet çmimi i rrymës elektrike

Nga muaji korrik do ulet çmimi i rrymës elektrike

Komisioni rregullator në korrik pritet të ridefinojë çmimin e energjisë elektrike, njofton Fakte. Kjo si pasojë e uljes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar me mbi 10%. Vitin e kaluar edhe pse pritej ulje më e madhe, Komisioni vendosi për një ulje simbolike prej o.33%.

Tani në treg janë paraqitur edhe subjekte të reja që tregtojnë me energji elektrike, ndërsa aktualisht çmimi për një megavat sillet maksimalisht 25 €. Çmimi më i lartë në “IBEKS” bullgarian arrin në 22€ për megavat. Edhe “HUPEKS” i Hungarisë ka çmim përafërsisht të njejtë. Ngel të presim nëse qeveria e Maqedonisë, e cila ka ndikim të plotë tek Komisioni për rregullimin e çmimeve të energjenseve, do të lejojë zbritje më të madhe të çmimit të energjisë elektrike, me çka do të barazoheshte çmimi vendor me ate ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *