Home / Lajme / Kronika e zezë / Nga përmbysja e makinës në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohet shoferi

Nga përmbysja e makinës në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohet shoferi

Mbrëmë rreth orës 11 e 30 minuta, në autostradën Tetovë-Shkup, më saktë tek ura i kanalit për ujitje, përballë auto-pjesëve të vjetra, makina e udhëtarëve “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 31-vjeçari D.S nga Kumanovë, ndoshta për shkak të shpejtësisë së madhe, ka dal nga rruga dhe goditur gardhin metalik për mbrojtje, dhe më pas një shtyllë elektrike dhe është përmbysur, njofton SPB-Tetovë.

Nga përmbysja D.S ka marr lëndime të lehta është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, është lëshuar në shtëpi, transmeton TetovaSot.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi i plotë për të sqaruar të gjitha detajet në lidhje me arsyet e aksidentit, rrethanat se si ka ndodhur dhe çdo gjë tjetër, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 150 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *