Home / Lajme / Kronika e zezë / Një kumanovar ka vjedhur ari në Shkup ku i ka shitur “për hekura” në Tetovë

Një kumanovar ka vjedhur ari në Shkup ku i ka shitur “për hekura” në Tetovë

Sektori për punë të brendshme në Shkup, pjesa e delikteve pronësore dhe delikuencës së adoleshentëve Qendër dhe Bit Pazar, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti padi penale kundër personit I.S.(31) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “vjedhje”.

Me 18.12.2015 me qëllim që të përfitoje materialisht, personi edhe pse i dënuar paraprakisht është gjetur në burgun e Kumanovës, në degën e saj në Kriva Pallankë, ka ikur nga burgu, ka kryer një vepër penale, duke vjedhur një artari në vlerë prej rreth 375.190 denar.

Veprën penale e ka kryer ndaj artarisë ‘Rubin’ në Shkup ku iu është kërcënuar të punësuarve me pistoletë, dhe pastaj e ka kthyer xhamin e artarisë, e ka vjedhur arin dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Pas aktiviteteve të ndërmarra është vërtetuar se bëhet fjalë për I.S.

Me 05.05.2016 nga ana e zyrtarëve policor në burgun e Kumanovës është kryer një bisedë informative me të paditurin i cili ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës penale.

Arin e vjedhur me 18.12.2015 në Shkup e ka shitur për 860 euro në Tetovë, ndërsa pistoletën e ka hedhur në lumin Vardar në Shkup, përderisa një pjesë të garderobës gjatë kryerjes së vjedhjes i ka hedhur në bërllok.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *