Home / Kryesoret / Një mërgimtarit në Kumanovë i vjedhin 7.000 euro

Një mërgimtarit në Kumanovë i vjedhin 7.000 euro

T.T. (71) nga Valandova sot në mëngjes në orën 3 e 10 min në stacionin policor në Kumanovë ka lajmëruar se në orën 2 e 20 min, persona të panjohur i kanë vjedhur 7.000 euro nga vetura e tij e vendosur në pompën e benzinës në autostradën midis Tabanocit dhe Kumanovës, transmeton TetovaSot.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, pasi që T.T. e ka mbushur veturën me karburant është parkuar në parkingun e pompës së benzinës dhe ka qëndruar afër derës së veturës së tij Mercedes me tagra nga Gjermania. Në një moment deri te ai ka ardhur një person i panjohur dhe ka nisur një bisedë me të. Një person tjetër e ka shfrytëzuar pakujdesin e tij, e ka hapur derën dhe e ka vjedhur një çantë ku ka pasur 7.000 euro, 7.000 denar, 15500 dinar serb, dy pasaporta, dy libreza kursimesh, dy telefona, stoli prej ari dhe mjete tjera.

SPB Kumanovë po ndërmerr masa për gjetjen e personave dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *