Home / Kryesoret / O.K.H. “Meramet” shpërndan mbi 1000 pako në rrethinën e Tetovës

O.K.H. “Meramet” shpërndan mbi 1000 pako në rrethinën e Tetovës

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” në kuadër të aktiviteteve të saja që organizon për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka bërë sot ndarjen e pakove ushqimore për nevojtarët në rrethinën e qytetit të Tetovës.

“Shoqata Kulturore Humanitare si çdo vit, një ndër aktivitetet e saj të muajit të Ramazanit, e ka edhe shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet të cilët kanë nevojë për këto pako, duke u munduar që sado pak atyre t’ua lehtësojmë dhe t’ua begatojmë sofrën e Ramazanit”, tha Xhihad Huseini nga shoqata “Merhamet”

Xhihad Huseini nga kjo organizatë ka bërë të ditur se numri i pakove që është ndarë është përafërsisht mbi 1000.

“Pakot përmbajnë gjërat elementare që i nevojitet një familjes si vaj, miell, makarona apo gjërat të cilat mendojmë se patjetër duhet t’i ketë në sofrën e tij një familje”, theksoi Huseini.

Ai po ashtu ka informuar se aktivitete të tilla për shpërndarjen e pakove do të bëhet në nivel republikan, në të gjitha qytetet dhe fshatrat në të cilët jetojnë muslimanët në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *