Home / Kryesoret / Protesta edhe mbrëmë në organizim të “Protestoj”

Protesta edhe mbrëmë në organizim të “Protestoj”

Përkrahësit e Iniciativës qytetare “Protestoj” edhe mbrëmë vazhduan me protestë në Shkup.

Si zakonisht filluan para Prokurorisë Speciale Publike, prej ku shkuan drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, fasadën e së cilës e ngjyrosën dhe përmes sheshit përfunduan para Kuvendit, në drejtim të të cilit gjithashtu ishin hedhur balona me ngjyrë. Parulla e mbrëmshme ishte “Arti ynë është falas”.

Aktivistët dhe përkrahësit e iniciativës qytetare “Protestoj” dhe anëtarët dhe simpatizantët e partive opozitare, mbajtën protestë edhe në Kumanovë, e cila filloi para Gjykatës Themelore.

Para të pranishmëve mbajtën fjalim Robert Alagjozovski dhe Oliver Spasovski nga LSDM-ja të cilët kërkuan tërheqje të tërësishme të abolimit, lirisë dhe rregullimit të mediave, pastrimit të listës zgjedhore, si kusht për mbajtje të zgjedhjeve.

Pjesëmarrësit në protestë me transparent “Revolucioni i larmë” u nisën drejt rrugës “Goce Dellçev”, bulevardi “Treta MUB”, “Revolucioni i popullit”, pas çka kaluan nëpër sheshin e qytetit dhe qetë e përfunduan protestën para Gjykatës Themelore në Kumanovë.

Protestë e qetë u mbajt edhe në Kriva Pallankë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *