Home / Lajme / Botë / Ora në të cilën lutja është e pranuar

Ora në të cilën lutja është e pranuar

Buhariu dhe Muslimi transmetojne ne te dy Sahihet e tyre nga Ebu Hurejre r.a.se i Derguari i Allahut alejhi selam po fliste per diten e Premte, e me pas tha:”Diten e Premte ka nje ore,e cila nese e gjen nje musliman duke u falur namaz e duke i kerkuar Allahut dicka,Allahu do t`ia dhuroje atij ate qe kerkon.”
Pastaj i Derguari i Allahut alejhi selam beri nje shenje me doren e tij per te treguar se kjo ore eshte nje pjese e shkurter kohe. (Buhari dhe Muslimi)

Dijetaret e sahabeve,tabi`inet dhe dijetare te tjere qe kane jetuar pas tyre kane dhene mendime te ndryshme ne lidhje me kete ore.Ne rradhe te pare ,ata kane shfaqur mendime te ndryshme,se a eshte e vlefshme edhe per ditet tona apo vlera e saj eshte shfuqizuar?Se dyti,ata qe mendojne se vlera e saj nuk eshte hequr kane dhene mendime te ndryshme,ne lidhje me percaktimin e kohes se kesaj ore gjate dites se Premte.

Hafidh Ibn Haxheri ka paraqitur me shume se tridhjete mendime se bashku me argumetet e tyre,ne lidhje percaktimin e kohes se kesaj ore.
Mendimet me te favorizuar ne kete ceshtje jane vetem dy prej tyre.Keto dy mendime jane te perfshira ne hadithe te pranuara.Mendimi i pare eshte se kjo ore fillon qe me uljen e imamit ne hutbe dhe vazhdon deri kur mbaron namazi.

Muslimi transmeton ne Sahiun e tij,se Abdullah ibn Omeri i eshte drejtuar Ebu Burde ibn Ebi Musa Eshariut me keto fjale:”Ae ke degjuar babain tend te tregoj dicka nga i Derguari i Allahut alejhi selam ne lidhje me oren e dites se Premte?”Ebi Burdeh i eshte pergjigjur:”Po.Une e kam degjuar babain time te thoshte,se e kam degjuar te Derguarin e Allahut alejhi selam duke thene:”Ajo ndodhet midis uljes se imamit dhe mbarimit te namazit.”Sahih Muslim

Imam Neueuiu eshte nje nder ata qe kane zgjedhur kete mendim.Ai shprehet se ky eshte mendimi me i sakte dhe me i qelluar.Mirepo Sujuti eshte i mendimit se ajo ore gjendet gjate kohes se namazit.Me kete ai ben nje percaktim me te ngushte se ai i mendimit te pare.

Mendimi i dyte eshte se kjo ore gjendet ne pjesen e fundi te kohes se ikindise.
Disa nga autoret e librave te sunetit transmetojne nga Xhabir ibn Abdullahi,se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:”Dita e Premte eshte dymbedhjete ore.Allahu ia ploteson lutjet cdo muslimani qe kerkon dicka ne te.Ate kerkojeni ne oren e fundit te ikindise.”Sunen Ebu Daudi

Ibn Kajim eshte nje nder ata qe kane zgjedhur kete mendim.Gjithashtu,ky eshte mendimi i shumices se te pareve tane dhe shumica e haditheve te transmetuara e argumenton kete mendim.

Disa dijetare kane thene se kjo ore nuk eshte bere e njohur,me qellim qe njerezit te perpiqen me shume ne lutje dhe adhurim dhuke shpresuar gjetjen e kesaj ore.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *