Home / Kryesoret / Paralajmërohen 40 milion euro investime për të rinj maqedonas në Shkup

Paralajmërohen 40 milion euro investime për të rinj maqedonas në Shkup

40 milion euro do të investohen në ndërtimtari për projekte të dedikuara për të rinj, këtë e deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në manifestimin e 25 vjetorit të VMRO-DPMNE-së, transmeton TetovaSot.

Projektet do të kanë karakterin e infrastrukturës, ku si dhe paraprakisht edhe tani do të punohet në mënyrë intensive.

Dy shtëpi studentore do të ndërtohen në të ardhmen e afërt, për të cilën është shpallur konkurs dhe ku kanë arritur 15 oferta. Për të tretën, Komuna e Karposhit ,në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” duhet që ta përshtat planin urbanistik në muajin e ardhshëm.

Në shtëpitë studentore aktuale do të ndërtohen vende për larje dhe tharje të rrobave, për të cilën gjatë këtyre ditëve do të shpallet një tender për zgjedhjen e firmës e cila do ta kryej pjesën ndërtimore. Deri në fund të vitit 2017 pritet një rinovim i tërësishëm i shtëpisë studentore “Goce Dellcev”. Ai theksoi se madje tre muaj para të paralajmëruarës, janë realizuar njëzet fitnes zona në ambient të hapur. Pishinë në ambient të hapur do të ketë Komuna Shuto Orizari, ku për momentin po punohet projekti.

Qendra Sportive “Boris Trajkovski” pritet që në të ardhmen e afërt të pajiset edhe me një sallë të gjimnastikës si dhe një arenë të mbyllur tenisi me tre teren.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *