Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti e pranoi dorëheqen e ministrit të Financave Stavreski

Parlamenti e pranoi dorëheqen e ministrit të Financave Stavreski

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën e 106-­të në të cilën u konstua dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreskit.

Në seancë në rend dite do të jenë zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë ­ Kiril Minovski, ministër i Financave dhe Ilija Isajllovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, pasi dje u paralajmërua ndërrimi i zëvendministres së Punëve të Jashtme Dragana Kiprijanovska. Në seancë nuk u pranua propozimi i deputetit Lubomir nga PRSD, në seancë që të votohet për tërë Qeverinë, e jo vetëm për një anëtar të Qeverisë.

Iu referua nenit 94­të paragrafit 3 nga Kushtetura me të cilën parashihet kur ndryshon 1/3 e anëtarëve të Qeverisë që të votojë për përbërjen e tërë Qeverisë.

Kryetari i Kuvendit e vendosi propozimin në votim dhe tha se Kushtetutën mund ta interpretojë kush si të dojë. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski dje dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

“Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqohem dhe këshillat e mjekëve tregojnë se duhet një kohë më e gjatë e mjekimit dhe kurimit, kështu që unë nuk kam mundësi ta kryej funksionin Ministër i Financave dhe nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thekson Zoran Stavreski.

Stavreski është pjesë e Qeverisë të kryesuar nga VMRO­DPMNE­ja nga viti 2006 në pozitën e nënkryetarit të obliguar për çështje ekonomike, ndërsa nga viti 2009 edhe në pozitën e ministrit të Financave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *