Home / Kryesoret / Përderisa po pret përgjigje nga Ivanov, PSP po gjurmon pas krimeve financiare

Përderisa po pret përgjigje nga Ivanov, PSP po gjurmon pas krimeve financiare

Ende jemi duke pritur që presidenti Gjorgje Ivanov ta mundësoje realizimin e drejtësisë. Drejtësia nuk guxon që të ketë qasje selektive dhe nuk guxon që ta fsheh të vërtetën. Ende jemi duke e pritur përgjigjen e Ivanovit prej ku ai ka informacione për personat e dyshuar në procedurat tona.

Këtë gjë e deklaroi sot në pres konferencë, prokurorja, Lence Ristoska, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale Publike.

PSP është duke udhëhequr shtatë procedura hetuese ku janë të përfshirë 60 persona.

“ Nuk kemi mundësi që të ndajmë më shumë informacione për procedurat tona, por këtu jemi për të punuar vazhdimisht. Pjesa dërmuese e procedurave tona janë të fokusuara në hetimet financiare që kërkojnë kohë për t`u mbledhur dhe analizuar materiali dëshmues”, deklaroi ajo.

Ristoska shprehu shqetësimin e saj për informacionet e pasakta në lidhje me punën e tyre në disa medie dhe paralajmëroi se PSP në ueb sajtin e saj do të publikoje raporte javore të deklaratave të cilat kjo prokurori i ka dhënë duke iu përgjigjur pyetjeve.

Shtoi se hetimet dhe procedurat para hetimore po vazhdojnë, përderisa PSP po e implementon deri në fund parimin e prezumimit të pafajësisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *