Home / Kryesoret / Përfundon projekti për rikonstruimin e urave të Korridorit 10-të

Përfundon projekti për rikonstruimin e urave të Korridorit 10-të

Në vendin e quajtur Kulla në autostradën Veles-Katllanovë sot do të shënohet përfundimi i projektit për rikonstruimin e urave të Korridorit 10-të.

Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrje e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski dhe i përfaqësuesve të NATO-s.

Projekti u realizua në bashkëpunim me Aleancën e NATO-s, ndërsa u rikonstruan gjithsej 64 ura në Korridorin 10-të.

Projekti u punua në tre faza. Faza e parë nga Katllanova deri në Veles dhe Shkup-Bllacë, e dyta Demir Kapi- Gjevgjeli dhe faza e tretë prej Velesit deri në Katllanovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *