Home / Kryesoret / Përgatitja e planit strategjik për inkluzionin social të personave të moshuar

Përgatitja e planit strategjik për inkluzionin social të personave të moshuar

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata “Humaniteti” prej sot deri më 3 qershor në Strugë do të mbajnë takim nacional për përgatitjen e planit strategjik për punë në rrjetin e organizatave të shoqërisë civile për përfshirjen sociale të personave të moshuar.

Takimi është në kudër të projektit rajonal “Ndërmarrja e aksionit për inkluzionin social të personave të moshuar”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

“Në takimin nacional do të prezentohet raporti i analizës së bërë për situatën në Maqedoni të dokumenteve strategjike, politikave të cilat e trajtojnë çështjen e plakjes së popullatës në Maqedoni si dhe kapacitetet e organizatave civile në vend për përfaqësim, në bazë të së cilës do të përgatitet plani strategjik për punën e rrjetit”, kumtoi Kryqi i kuq i RM-së.

Në takimin, të cilin do ta hapin sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së, Sait Saiti dhe Meri T. Pavlloska, zëvendëskryetare e shoqatës “Humaniteti”, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilat do të jenë anëtare të rrjetit, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, organizata të Kombeve të Bashkuara në Maqedoni dhe të Delegacionit të BE-së në Shkup.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *