Home / Kryesoret / Përleshje fizike mes banorëve të fshatit Veshallë, një i lënduar rëndë

Përleshje fizike mes banorëve të fshatit Veshallë, një i lënduar rëndë

SPB Tetovë ngriti padi penale kunër R.R.(22), B.R.(29), R.A. (22) dhe R.G. (24) të gjithë nga fshati Veshallë për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për dy vepra të kryera penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë”.

Më 15 maj të këtij viti, rreth orës 19,30 në rrugën lokale për në f.Veshallë ka ardhur deri te grindja verbale ndërmjet të denoncuarve R.R. dhe B.R. nga njëra anë dhe i dëmtuari M.A. (52) nga f.Veshallë, e cila grindje ka shkuar në përleshje fizike në të cilën janë inkuadruar edhe të denoncuarit tjerë gjatë së cilës me përdorim të forcës fizike dhe mjeteve të forta i kanë dhënë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, i cili është dërguar në Spitalin klinik në Tetovë, ndërsa për shkak të karakterit të lëndimeve është mbajtur për kurim të mëtutjeshëm.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *