Home / Kryesoret / Përplasje në degën e BDI-së në Çair, kërkohet largimi i Beqir Asanit

Përplasje në degën e BDI-së në Çair, kërkohet largimi i Beqir Asanit

Mbrëmë në mbledhjen e mbajtur në degën e Çairit ka pasur përplasje mes anëtarëve të kësaj dege, mëson portali TetovaSot. Edhe kryesia e BDI-së ka kërkuar që Beqir Asani të zëvëndësohet me një anëtarë tjetër pasi BDI ka nisur me reforma në çdo degë të saj ku ka pakënaqësi nga anëtarëat e kësaj partie.

Këto përplasje thuhet se kanë nisur që nga momenti kur Izet Mexhti emëron Driton Kuçin ministër të Ekonomisë në vend të Bekim Nezirit si dhe largimi i simpatizuesëve nga BDI-ja përshkak të monopolit të këtij grupi që nga themelimi i BDI-së.

“BDI-ja në Çair ka qenë një BDI e kontrolluar nga ky klan dhe nuk kanë pasur mundësi të marin frymë lirshëm anëtarët e kësaj dege, nuk ke mundur të shprehesh lirshëm për disa pakënaqësi çdo gjë është vendosur sipas dyshes Beqir -Izet, andaj sot këta edhe grinden” tha për TetovaSot njëri nga anëtarët e BDI-së dega në Çair.

Ndryshe ditë më parë u tha se Beqir Asani dhe Izet Mexhiti i kanë prishur raportet për shkak të uljes së rejtingut në degën e Çairit.

Nga BDI nuk asgjë zyrtare rreth kësaj përplasje në degën e Çairit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *