Home / Kryesoret / Po hetohet roli i një ish ministri në kërcënimet ndaj Izet Mexhitit?

Po hetohet roli i një ish ministri në kërcënimet ndaj Izet Mexhitit?

Në kuadër të aksionit për zbulimin e kërcënuesve të kryetarit të komunës Çair, Izet Mexhiti, policia është duke hetuar dyshimet për involvim të mundshëm në këtë rast edhe të një ish ministri, kanë njoftuar disa portale.

Merret vesh se nuk ka dëshmi konkrete për involvim të ish-ministrit, mirëpo hetimet bëhen vetëm në bazë të bisedave që ka zhvilluar policia me disa të punësuar të komunës, transmeton “Lajm”.

Policia nuk ka vërtetuar këtë informacion. “Nuk mund të shpalosim detaje të reja sepse aksioni ende është në rrjedhë”, kanë thënë burime policore.

Nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë për ish ministër shqiptar ose maqedonas.

Sot paradite janë arrestuar personat që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në mesin e të arrestuerëve është edhe Valon Bela i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grupin e 20 personave që kanë kërcënuar Izet Mexhitin, mëson TetovaSot.

Siç mësohet policia do të arrestojë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në grupin që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *